Kuvendi zhvilloi sot seancën plenare ku u miratua me 88 vota pro, 10 kundër dhe 7 abstenim Akti Normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””.
Gjithashtu u miratua me 90 vota pro, 9 kundër dhe 6 abstenim Akti normativ “Për një shtesë në aktin normativ të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.
Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 8 kundër dhe 3 abstenim Akti Normativ “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së çertifikatës së kontrollit teknik”.
Sot u miratua me 94 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim Akti normativ “Për një ndryshim në aktin normativ të Këshillit Ministrave “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”.
Kuvendi miratoi me 87 vora pro, 11 kundër dhe 7 abstenim Aktin Normativ “Për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit”.
Gjithashtu sot u miratua me 95 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për krijimin e një përfaqësie të FAO-s në Republikën e Shqipërisë”.
Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenim projektvendimin “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 9 kundër dhe 6 abstenim, projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”.
09:35h- Kuvendi shqyrton sot pesë Akte Normative/ Nga përcaktimi i prokurorëve në SPAK tek buxheti i shtetit 2020
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare ku sipas rendit të ditës do të shqyrtohet Akti Normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””.
Një pikë e rëndit të ditës me shumë rëndësi është diskutim mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të SPAK dhe ratifikimi i huasë mes Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim.
Akt normativ “Për një shtesë në aktin normativ të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.
Akt Normativ “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së çertifikatës së kontrollit teknik”.
Akt normativ “Për një ndryshim në aktin normativ të Këshillit Ministrave “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”.
Akt Normativ “Për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për krijimin e një përfaqësie të FAO-s në Republikën e Shqipërisë”.
Projektvendim “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Projektvendim “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH)”.
Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”.
Seanca nis punimet në ora 10.



