Drogë me dron në Peqin, Hajdarmataj: Nivel i dobët i punonjësve të burgjeve, kategori e manipulueshme (VIDEO)

Drogë me dron në Peqin, Hajdarmataj: Nivel i dobët i punonjësve të burgjeve, kategori e manipulueshme (VIDEO)

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj, për dronin mbi burgun e Peqinit ku u kap kokainë, kanabis dhe dy telefona iPhone, thotë se sistemi i burgjeve është shumë problematik.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se njerëzit që ndodhen në burgje janë të gjithë problematikë, kanë kryer krime, kanë lidhjet e tyre dhe jashtë burgjeve me grupe dhe persona me rekorde kriminale.

Sipas tij, tendenca do jetë e vazhdueshme për të vazhduar aktivitetin e tyre, do ketë tendenca në çdo kohë që të fusin dhe përdorin lëndë narkotike.

Cilësia e punonjësve të policisë që ndodhen në burgje, për shkak të trajtimit të tyre financiar, moral, është një cilësi e nivelit të dobët.

Të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve, janë njerëz që nuk kanë nivelin e duhur të shkollimit.

Në strukturat e policisë së burgjeve, kanë shkuar hallexhinjtë. Jo njerëz dinjitoz.

Kjo lloj kategorie u jep mundësinë grupeve kriminale t’i inkriminojnë dhe korruptojnë me lehtësi për të realizuar qëllimin e tyre kriminal.

Në burgjet tona kemi pasur dhe raste vrasjesh që është futur arma nga jashtë brenda.

Nga burgjet janë dhënë urdhra për të kryer vrasje, janë koordinuar vrasje nga burgjet dhe kjo ka dalë publikisht nga përgjimi i rrjeteve të Sky.

Sistemi i burgjeve çalon shumë, padyshim ambienti është shumë i inkriminuar se ka njerëz që kanë kryer krime.

Nuk është ambient miqësor për punonjësit e policisë. Kategoria e punonjësve është e manipulueshme.

Drejtuesi ka rolin e vetë, por në asnjë kohë nuk është marrë seriozisht në tërësi sistemi i burgjeve dhe i policisë së burgjeve, duke filluar nga shkollimi i tyre, trajnimi dhe përzgjedhja e tyre.

Nëse policia në momentin që ka një shkollë, fakultet, mënyrë si përzgjidhen rekrutët e rinj, te policia e burgjeve, nuk ka një mënyrë se si përzgjidhen.

Ose duhet ti atashohet përzgjedhjet pranë Policisë së Shtetit, ose duhet të ketë një shkollë të vetën që këta punonjës të burgjeve të jenë të trajnuar dhe të kenë trajnime të herë pas hershme.

Ose duhet ti përshtaten teknologjisë. Punonjësit duhet të njihen me gjithçka të re, se ata thjesht rrinë roje në kullën e vrojtimit.

Vetë burgjet kanë një qëllim për edukimin dhe riedukimin e njerëzve.

Burgjet kanë dhe qëllimin që këta njerëz të edukohen dhe më tej të bëhen pjesë e shoqërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy