Do hapen negociatat këtë vit?! Ambasadori Zingraf: Pyetje 1 milion dollarëshe

Do hapen negociatat këtë vit?! Ambasadori Zingraf: Pyetje 1 milion dollarëshe

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf gjatë një vizite në Korçë ka pasur një takim me kryetarin e Bashkisë Sotiraq Filo ku ka folur edhe për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Teksa është pyetur nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë këtë vit, ai e ka cilësuar këtë një pyetje 1 milion dollarëshe, ndërsa deklaroi se BE dëshiron ti respektojë premtimet e saj dhe se do punojnë me partnerët pasi ende shpresojnë.

Është një pyetje 1 milion dollarësh, ne donim, do të punojmë me partnerët dhe ende  shpresojmë që do të jetë ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam ti respektojmë premtimet tona si Bashkim Evropian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët.

Ndërsa lidhur me reformën në drejtësi 5 vite pas miratimit të saj ambasadori tha se ajo ka efektet e saj dhe se duhet bashkëpunim dhe mbështetje sepse vetëm kështu mund të çohet përpara.

Kjo është gjithmonë një çështje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevojë për kohë që të ecë përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet, qasjet praktike  mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re të reformës, dhe ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara.

Lidhur me kthimin e opozitës në shtator në parlament Zingraf u shpreh që shpreson se mazhoranca dhe opozita të punojnë së bashku për reformat.

Unë e kuptoj që do të kemi një parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partnerët kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdojë pasi ka gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë  pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy