Analisti Genc Burimi duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv tha se jemi ende larg një paqeje të vërtetë në Ukrainë, pasi Kievi refuzon të lëshojë territore që s’i ka humbur. Sipas Burimit kemi një aleancë ruso-amerikane kundër Europës, dhe me marrëveshjen e re rrezikohet totalisht siguria e Europës. Analisti vë në dukje se Europa sot është në konflikt edhe me Amerikën, ndonëse kjo nuk thuhet qartë.
“Ka shanse të pakta sepse e shoh të vështirë nga ana e ukrainasve që t’i bëjnë të gëlltisë populli i tyre faktin që të lëshojnë territore që s’i kanë humbur. Këtë amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë, që s’mund të pranohet kjo. Por edhe sikur të jepej kjo, 20-30 km në thellësi të Donbasit, Donestskut, vjen një tjetër mal bllokimi mbrapa, çfarë garanton se Rusia s’do sulmojë prapë.
Vijnë të famshmet pyetje lidhur me garancinë e një plani paqe. Rusia s’do asnjë Ukrainë-NATO, as trupa perëndimore në Ukrainë. Si mund të garantohet? Ende jemi shumë larg një paqeje të vërtet. Ukraina s’do të dorëzohet se kjo është kapitullim. Edhe sikur të dojë ai 4 fuqitë europiane s’e lejojnë. Poshtërimi i tretë është që amerikanë dhe rusë duan që Ukraina jo vetëm t’i lëshojë territoret, por edhe t’ia njohë ligjërisht që i përkasin Rusinë. Kemi një aleancë ruso-amerikane kundër Europës. Siç e tha edhe Macron-i, Amerika na ka tradhtuar.
Europa e refuzon këtë plan, sepse pas Ukrainës vjen Europa. Ukraina tani po shërben si një transhe, që t’i japë kohë Europës të armatoset. Me këtë marrëveshje rrezikohet totalisht siguria e Europës. Nëse mbaron këtë luftë me Ukrainës, ai mbrapa do shkojë te vendet balltike. Prandaj Trump-i në na tremb, që po pati luftë unë s’ndërhyj. Trump thotë që nenin 4 të NATO-s s’e njoh më. Ai sot po na kërcënon, ose binduni, ose edhe ju mbrapa do sulmoheni.
Kemi tre armiq të përbashkët, Kinë-Rusi dhe SHBA, që duan shpërbërjen e Europës. S’duan më Bruksel edhe Europë të bashkuar. Trump respekton si Putini vetëm forcën, ai na sheh ne si treg të madh. Sot Europa është në konflikt me amerikanët, si me rusët, edhe pse nuk thuhet shumë qartë. Nga kjo marrëveshje e para që përfiton është Rusia”.



