Dënimi i Salianjit/ Braho: Deputeti s’ka depozituar asnjë kallëzim. Beci: Nuk ekziston fare si koncept kallëzimi publik

Dënimi i Salianjit/ Braho: Deputeti s’ka depozituar asnjë kallëzim. Beci: Nuk ekziston fare si koncept kallëzimi publik

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ledio Braho, avokat i Salianjit ka diskutuar dënimi me burg të deputetit të PD-së, me akuzën për kallëzim të rremë.

Braho, deklaroi se deputeti nuk ka depozituar asnjë kallëzim, sepse as nuk ka vajtur në prokurori dhe nuk ka firmosur kallëzim.

Salianji nuk ka depozituar asnjë kallëzim. Ka vetëm një mënyrë për depozitimin e kallëzimit, vajtja në prokurori dhe firmosja e një kallëzimi. Meqenëse mungon ky element në vendim gjen terma si “kallëzim publik” ose “kallëzim publik i rremë”. Kallëzimi publik është një tentativë e sforcuar, vetëm në këtë vendim e kam lexuar këtë.

Kur cenon interesat e dikujt dhe bën denoncim, mund të nisë prokuroria hetim. Edhe po të bësh kallëzim me shkrim, nëse nuk ke dijeninë paraprake që po bën kallëzim të rremë, nuk ekziston ana subjektive, dashja direkte. Në këtë proces gjyqësor nuk është provuar asnjëherë dijenia e Salianjit me faktin ishte apo jo Agron Xhafaj.

Nga ana e tij dhe avokati Eugen Beci deklaroi se kallëzimi publik nuk njihet as në teori dhe as në praktikë sipas Kodit të Procedurës Penale.

Nuk ekziston ky koncept. As në teori dhe as në praktikë nuk njihet kallëzimi publik sipas Kodit të Procedurës Penale. Më e afërta, është lidhja shkak pasojë që mund të ndodhë nëse prokuroria nis procedim kryesisht në bazë të deklarimeve që mund të jenë bërë në media. Këtu mund të themi se prokuroria ka shfrytëzuar deklaratën dhe ka nisur hetim kryesisht.

Pastaj si mund të kryhet kallëzimi i rremë, janë element të lidhura me organet e ligjzbatimit, nuk janë të lidhura me mediat. Nuk mundet që një qytetar që nuk ka formalizuar një kallëzim, një mënyrë të të treguarit të provës, nuk mund të jetë subjekt i kësaj vepre penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy