13 sekonda i kanë mjaftuar vrasësit me pagesë portugez për të ekzekutuar Ardian Nikulaj personin që konsiderohej si i paprekshmi i Lezhës. Ai është vrarë brenda pronës së tij, ndërsa policia e cila ka zbardhur krimin thotë se motivi është gjakmarrja.
Biseda telefonike e fiksuar nga kamerat më 19 prill 2023 do të ishte e fundit së bashku me kafen që po konsumonte biznesmeni Nikulaj.
Teksa ai ndodhej në ambientet e brendshme të lokalit të tij “Coral” në plazhin e Shëngjinit, do të shfaqej në këto ambiente edhe vrasësi gjakftohtë Ruben Saraiva i kamufluar si postier.
Janë këto pamjet se si Saraiva i identifikuar, arrestuar dhe ekstraduar në Shqipëri e qëllon me 7 plumba Nikulajn e më pas largohet me pistoletën në dorë.
E gjithë ngjarja është e filmuar dhe ndodhur në sytë e vjehrrit të të ndjerit, ndërsa pas shoqërimit të mbi 20 personave policia e shtetit dhe prokuroria e Lezhës pas ekzaminimit të mbi 10 por pamjet filmike e qindra provave zbuluan grupin e drejtuar nga Edmond Haxhia.
FactCheck risjell pamjet se si Saraiva u largua pas krimit me këtë motor që shihni në pamje target e të cilit rezultojnë të vjedhura disa kohë më parë dhe janë targa greke EPP 480.
Verifikimet në terren dërguan hetuesit deri në fshatin Kukël ku dhe humbin gjurmët e të dyshuarit për vrasjen në një banesë të braktisur dhe përdorur si bazë e grupit kriminal. Aty gjendet motorri dhe disa prova me vlerë përfshi dhe gjurmë ADN-je.
Fillimisht kjo ngjarje u hetua në tre pista, ajo e gjakmarrjes, vrasjes me sfond politik dhe përplasjeve me grupe kriminale rivale të biznesmenit Nikulaj.
Vetëm një javë pas krimit, pasditen e 26 Prillit, hetimet zbuluan se pas këtij krimi qëndronte një plan ndërkombëtar. Nikulaj ishte ekzekutuar me pagesë, nga një vrasës Serial, shtetasi portugez Ruben Saraiva i cili porosinë e kishte marrë në Britaninë e Madhe dhe e vuri në zbatim mes Tiranës, Shkodrës dhe Shëngjinit.
FactCheck disponon vendimin e gjykatës së Lezhës i cili hedh dritë mbi planin e Edmond Haxhisë për të ekzekutuar Nikulaj.
Sipas hetimeve ka rezultuar se i pari që ka mbërritur në Shqipëri është shtetasi Edmond Haxhia që në vitin 2022.
Pas tij ka mbërritur ekzekutori i Nikulajt, shtetasi me vendlindje portugeze por rezident në Britanin e Madhe, Ruben Saraiva.
Saraiva sipas dokumenteve mbërriti në Shqipëri 2 muaj e 5 ditë para se të kryente krimin e rëndë, përkatësisht më 14 shkurt 2023 ditën e të dashuruarve.
Mbërritjen e Saraivës në Shqipëri e ka konfirmuar për hetuesit jo vetëm sistemi i hyrje daljeve të shtetasve njohur si TIMS por po ashtu edhe e fejuara Edmond Haxhisë e cila deklaruar para hetuesve se “ai ishte shok i Edmondit, ka ardhur në Shqipëri më 14.2.2023, në aeroportin “Nënë Tereza” e prita unë dhe Edmondi, e kam fiksuar pasi ishte dita e Shën Valentinit”, pasi e morëm në Rinas e dërguam në Shëngjin tek Resorti R… ku ai qëndroi një natë”.
Por si u shkua tek zbulimi i Simpson dhe Saraivës?
Në këtë material dhe veprime të kryera nga prokuroria e policia e Lezhës në Terren rezulton se përtej pamjeve filmike, deklarimeve, hyrje daljeve, kontratës së blerjes së motorit dhe marrjes së qirasë së GOLF5, shkencërisht hetuesit kanë mundur të gjejnë edhe prova AND-je.
Për Simpson ata kanë mundur të përftojnë profile gjenetike nga bishtat e cigares, shishet e birës të lëna në dhomën e hotelit që ai braktisi me shpejtësi pas vrasjes ndërsa për Saraivën nga mbetja e çamçakëzit të gjetur në banesën ku ai ka qëndruar në Kakarriq.



