Titanët e luftës kundër Covid-19 harrojnë të ftojnë Ramën në grup

Titanët e luftës kundër Covid-19 harrojnë të ftojnë Ramën në grup

Si çdo luftë, edhe ajo kundër koronavirusit po prodhon aleanca të reja. E para është ajo që bashkon vendet që arritën ta kufizojnë më shpejt se të tjerët përhapjen e saj.

Kryeministri austriak i ka ftuar në një videokonferencë homologët e Izraelit, Australisë, Zelandës së Re, Greqisë, Republikës Çeke dhe Danimarkës (themeluesit, të cilëve po u bashkohen edhe Norvegjia dhe Singapori). Aleanca e vendeve pothuajse imune ndaj koronavirusit do të rikthejë fluturimet, shkëmbimet tregtare dhe turizmin mes tyre. E ndërsa lufta me virusin nuk mund të quhet plotësisht e fituar, këto vende do të ndajnë mes tyre edhe përvojat për masat shëndetësore dhe teknologjitë e gjurmimit të të infektuarve.

I pagëzuar nga mediat si grupi ekskluziv, ai lë jashtë vendet e tjera që nuk kanë marrë ftesë për t’u bërë pjesë. Shqipëria nuk e ka pasur këtë shans, pavarësisht “rezultatit fantastik” në këtë luftë, siç u shpreh kryeministri Rama dy ditë më parë në një intervistë.

Me numrin më të vogël të viktimave për milion banorë, gjithnjë sipas Ramës, më të fortët e luftës me koronavirusin nuk na qasën në grupin e tyre.  

Është një rezultat fantastik, mund të kishim mbi 1 mijë të vdekur. Shqipëria futet ndër ato vende që e kaluan me sukses”, tha Rama dy ditë më parë.

Që e kaluam lehtë (nëse e kemi kaluar plotësisht) kjo është e dukshme, por si fitues të kësaj lufte, ndoshta harruan të na ftonin, ose do të jemi në listat e pritjes nëse zgjerohet grupi. Fundja, ne dimë të presim gjatë në listat e zgjerimit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy