Ish-sekretari i punës në administratën e ish-presidentit Obama, Tom Perez, është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike.
Një nga kandidatët kryesor ishte edhe kongresisti Keith Ellison, ndërsa 447 antarë të komitetit kombëtar demokrat votuan këtë të shtunë.
Perez do të ketë një detyrë të vështirë të rikonsolidimit të PD pas humbjes në zgjedhjet presidenciale ku dhe triumfoi republikani Donald Trump.



