Me 3 mina me telekomandë, kapet një person në Qafë Plloçë/ Emri

Me 3 mina me telekomandë, kapet një person në Qafë Plloçë/ Emri

Një operacion i policisë së Korçës, i koduar “Remote” ka goditur një rast në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme kriminale.

Tre mina me telekomandë u sekuestruan nga policia, ndërkohë që një person u vu në prangat e forcës së posaçme “Shqiponja”.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një person do të tentonte të shiste mina me telekomandë, u organizuan shërbimet, u bë i mundur lokalizimi i personit dhe kapja e tij në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga forcat e policisë Ilir Burbuqit, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy