Variantet e reja të COVID-it, AstraZeneca: Vaksina gati në vjeshtë

Variantet e reja të COVID-it, AstraZeneca: Vaksina gati në vjeshtë

Vaksina e re për variantet e zbuluara së fundmi të koronavirusit ka shumë gjasa të jetë gati në vjeshtë. Kështu ka deklaruar ekipi i punës së kompanisë farmaceutike AstraZeneca, e cila është ndër të parat që shpiku vaksinën e koronavirusit.

Pavarësisht se vaksinat ekzistuese kanë efikasitet, gjithsesi variantet e reja po ia ulin atë dhe ekipi i AstraZeneca/Oxford thotë se një vaksinë e re do të kërkonte më pak kohë pasi ka më pak prova, shkruan BBC.

Pikërisht vaksina shihet si shpresa e vetme për daljen nga kjo pandemi, teksa në Britaninë e Madhe janë 10 milion qytetarë që kanë marrë nga një dozë.

Fill pasi në Britaninë e Madhe nisi procesi i vaksinimit, filluan dhe variantet e reja të COVID-19, një i lokalizuar po në ishull, kurse tjetri në Afrikën e Jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy