Surprizat e “Golden Globe”, triumfon "Bohemian Rapsody" (VIDEO)

Surprizat e “Golden Globe”, triumfon "Bohemian Rapsody" (VIDEO)

Edicioni i 76-të i “Golden Globes” ka rezervuar surpriza. Si pretendentja kryesore për aktoren më të mirë dramatike, në filmin “A star is born”, Lady Gaga pa t’i kalonte para syve çmimi prestigjioz, të cilin e fitoi Glenn Close për rolin e saj në “The Ëife”.

Po ashtu, filmi “A star is born”, gjithashtu pretendent për çmimin si filmi më i mirë u la pas nga “Bohemian Rapsody”, filmi kushtuar jetës dhe karrierës së këngëtarit Freddie Mercury, vokalisti i grupit “Queen”.

Rami Malek, aktori që luan rolin e tij në film, mori çmimin si aktori më i mirë dramatik.

Filmi me më shumë çmime rezultoi “Green Book”, me çmime në tri kategori: filmi më i mirë muzikal, aktori më i mirë joprotagonist dhe skenografia më e mirë.

“Green Book”, me protagonist Mahershala Ali e Viggo Mortensen,  rrëfen historine e një pianisti afroamerikan dhe shoferit të tij të bardhë, në një udhëtim në Amerikën e Jugut gjatë racizmit të viteve ’60.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy