
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, dhe zv.kryeministrin Bislimi se është biseduar për hapat e mëtejshëm për dialog.
Lajçak tha se është rënë dakord se të gjitha marrëveshjet e kaluara që janë arritur në kuadër të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.
“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara nga dialogu duhet të zbatohen plotësisht”, shkruan Lajçak në Twitter.



