
Ngritja e Këshillit të Lart Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë i ka dhënë fund ngërçit të krijuar. Opozita dhe mazhoranca kanë gjetur dakortësinë për kandidatët e kualifikuar nga radhët e jo gjyqtarëve dhe jo prokurorëve të cilët kanë plotësuar kriteret ligjore.
Komisioni Ad Hoc për KLGJ dhe KLP zgjodhi me short anëtarët për këto dy institucione.
Lista me 10 emra do ti dorëzohet parlamentit për tu miratuar me 94 vota.
Nga ana e saj opozitë nëpërmjet deputetit Oerd Bylykbashi tha se mes këtyre kandidatëve ka nga ata që u përjashtuan nga ONM.
Kandidatët nga radhët e Avokatisë që do të jenë pjesë e listës të KLGJ
1-Arben Vani
2-Sokol Lamaj
Nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ
1-Erjon Muharemaj
2-Ilir Panda
Nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ
1-Altin Hazizaj
Dy anëtarët e KLP nga trupa e avokatëve:
1-Kozma Jano
2-Floreta Gjini
Dy anëtarët e KLP nga trupa e profesoratit
1-Enejda Sema
2-Mirela Bogdani
Kandidati nga Shoqëria Civile për anëtarë të KLP
1-Alfred Balla
Nen kryetari i komisionit Ad Hoc, Oerd Bylykbashi tha qe te behet “një analizë të këtyre kandidatëve që do të cohën në Kuvend janë sipas atyre pikave që votuan 140 deputetë në korrik”.
“Çon kandidatë që nuk janë zgjedhja më e mirë për aftësitë profesionale. Mospërputhje më ligjin ne e bëmë të qartë, ka kandidatë që janë eliminuar nga OMN. Por kërkojmë një analizë të këtyre kandidatëve që do të cohën në Kuvend janë sipas atyre pikave që votuan 140 deputetë në korrik. Kjo jo sepse e bëri shorti, por para filtrat kushtetues. Kjo listë ka ardhur nga verbëria e hekurt e këtij komisioni. Kjo që patë sot është një drejtësi si “Kinder Surprise””, tha Bylykbashi.



