James Bondi i radhës mund të jetë me ngjyrë

James Bondi i radhës mund të jetë me ngjyrë

Aktori Idris Elba ka postuar një status, me anë të të cilit lë të kuptohet se mund të jetë ai James Bond-i i ardhshëm.  

Disa ditë pasi në media u përfol emri i tij për rolin kryesor në “Agjenti 007”, Elba shkroi në “Tuiter”: Emri im është Elba, Idris Elba.

Fansat e kanë marrë këtë si një pohim të hipotezës se do të jetë ai James Bondi i ri pasi Daniel Craig të largohet vitin e ardhshëm.

Zërat për Elbën si James Bondi i ardhshëm janë përhapur që në vitin 2014, por ai as i ka mohuar dhe as i ka pohuar.

Aktori njihet për rolet e tij në “Star Trek”, “Luther and The Wire” etj.  

Seria e radhës e “Agjentit 007” pritet në nëntor 2019. Me regji të Danny Boyle, filmi pritet të jetë i fundit i kësaj serie për Daniel Craig.

Para tij, James Bond është luajtur nga Sean Conery, George Lazenby, Roger Moore, Timothy Dalton dhe Pierce Brosnan.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy