Në studion e lajmeve të MCN TV, deputeti Saimir Korreshi tha se skema e AKSHI-t shkon përtej vetë këtij institucioni.
Nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë vjedhur. Thërrimet ua kanë dhënë punonjësve të vegjël. Kanë bërë çfarë kanë dashur me miliona euro, me të dhënat e shqiptarëve.
Do të vazhdojnë të dalin gjëra të tjera. Është një skemë e frikshme që shkon përtej AKSHI-t. Është një punë që duke mos pasur marrëdhënie me njerëzit ishte më e lehtë të vidhej.
Hiqen si hallexhinj dhe shkojnë në SPAK me veshje mijëra euro. Qurraviten nëpër ekrane dhe dalin me jahte. Mirë që nuk u ngopën, ndryshojnë ligjin, e kanë bërë AKSHI-n 49% privat.
Lekët nuk do t’i marrin më nëpërmjet tenderave, por do t’i fusin direkt e në xhep përmes ligjit.
Korreshi u pyet edhe në lidhje me rolin e KPP.
Po të dalësh në pazar, të gjithë ata që aplikojnë, do të shikosh që në ka organ më korruptiv është KPP. Nuk ka organ më të korruptuar. Ku ka zë nuk është pa gjë. Është ndarë shteti mes Agasit dhe Ballukut.
Nga erdhi ky organ kaq i lartë? Këta e vunë dhe i thanë do bësh siç themi ne.
Lidhur me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, tha se ajo ka pasur bekimin e kryeministrit.
Ka qenë superarrogante. Nuk pyeste as për ligje as për komisione. Kjo ka shumë për të treguar. Le të mohojë çfarë të dojë. SPAK po i shkon hetimit në fund. AKSHI është çështje e sigurisë kombëtare.
Kjo shkon deri te shoku Rama. Si qenka kjo? Marr rrogën unë dhe nuk e di kush mi prish lekët në shtëpi? Ai pra e mburri!



