Ezaurimi i kapaciteteve spitalore, Polonia në karantinë nga data 28 dhjetor

Ezaurimi i kapaciteteve spitalore, Polonia në karantinë nga data 28 dhjetor

Ministri i Shëndetësisë polake Adam Niedzielski deklaroi sot se vendi do të futet në karantinë nga data 28 dhjetor deri me 17 janar. Kjo do të përfshijë mbylljen e hoteleve, shtëpive turistike, skive dhe qendrave tregtare. Karantina do të jetë menjëherë pas Krishtlindjeve.

Për këtë mbyllje qeveria ka vendosur gjithashtu të mbështesë bizneset me rreth 9 bilionë euro.

Polonia ka qenë një nga shumë shtetet që ka vuajtur së shumti me përballimin e valës së dytë të koronavirusit, teksa në kulmin e saj gjatë nëntorit ka shënuar edhe 27 mijë raste në ditë.

Niedzielski paralajmëroi vendin për një valë të tretë të pandemisë gjatë vitit të ri dhe u tha polakëve të qëndrojnë vigjilent, ndërkohë që dozat e para të vaksinës së koronavirusit do të mbërrijnë këtë muaj.

Unë i bëj thirrje çdo polaku të jetë përgjegjës për veten dhe të dashurit e tij, por e di që thirrjet nuk do të ndihmojnë”, tha Niedzielski në një konferencë për shtyp.

Polonia synon të vaksinojë të gjithë popullsinë e saj të grupmoshës së rritur që përfshin afër 30 milionë qytetarë, duke ngritur 8,000 pika vaksinimi në të gjithë vendin. Kjo është caktuar edhe si sfida më e madhe e sistemit shëndetësor polak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy