Në Beograd regjistrohet rasti i parë i infektimit me Covid-19 në shkollë

Në Beograd regjistrohet rasti i parë i infektimit me Covid-19 në shkollë

Në Serbi është regjistruar rasti i parë i transmetimit të koronavirusit në shkollë. Rasti u regjistrua në një shkollë fillore në Beogradin e Ri, tha epidemiologu Predrag Kon këtë mëngjes.

Ai theksoi se një fëmijë kishte temperaturë prej 37.6 dhe rezultoi pozitiv për koronavirusin.

"Pak më shumë se pesë ditë pas kësaj, ne patëm një rast te një fëmijë tjetër. Nuk kishte asnjë kontakt të ngushtë të përshkruar, por është e qartë se ata nuk kishin mbajtur maska në oborr dhe ishin afër," tha Kon në një prononcim për Pink TV.

Ai përmendi që tani i gjithë grupi nga ai departament është në izolim dhe po ndjek mësimin online.

Sa u përket kopshteve, Kon thotë se gjashtë raste pozitive janë konfirmuar në pesë kopshte dhe se ka katër fëmijë të infektuar dhe dy edukatorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy