
Kreu i PD-së së Kurbinit, Behar Haxhia, thotë se PD nuk duhej të kishte hyrë në zgjedhjet e pjesshme. Në mbledhjen me Bashën, krahas krerëve të tjerë të degëve, Haxhia tha se Basha nuk duhet të dorëhiqet.
Ku fitohet përballë këtij pushteti. Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s'duhet të mendosh dorëheqjen. Nuk duhet të kishim hyre në zgjedhje, se ishin kurth. Duhet të na mbushësh mendjen ne që të japim dorëheqjen pastaj mund të mendosh ti për dorëheqje. Janë 6 bashki, nuk ke pse jep dorëheqjen. Nuk ke pse merr vendime me deputet, se i kemi bërë ne deputetë.



