Deklaratat e Ramës për prokuroren/ Elsa Gjeli, shkresë KLP-së: Personale dhe diskriminuese, duhet të reagoni

Deklaratat e Ramës për prokuroren/ Elsa Gjeli, shkresë KLP-së: Personale dhe diskriminuese, duhet të reagoni

Elsa Gjeli, prokuroja e Shkodrës e kritikuar nga kryeministri Rama i është drejtuar me një shkresë KPL-së duke i shprehur shqetësim mbi situatën dhe ku kërkon një reagim publik ndaj presionit publik, fyerjes dhe diskreditimit  të figurës së Magjistratit dhe mbrojtjes së pavarësisë së Magjistratëve nga kryeministri Rama. 

Në kërkesën drejtuar KLP-së prokurorja Gjeli thotë se deklarata e Ramës ishte e paprecedentë, personale dhe diskriminuese. 

I paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë;

Personal, pasi godet një Prokuror të ri në detyrë, me eksperiencë të pastër, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin tim, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike;

Diskriminues, pasi synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një Magjistrateje të re në shërbim të shtetit.

KLP në mbledhjen e sotme e ka renditur në listën e kërkesave për shqyrtim, por nuk dihet nëse do ketë një vendimmarrje. 

Një dite më parë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu drejtua me një shkrese ILD për nisjen e ecurisë disiplinore ku për dijeni shkresa iu transmetua edhe KLP-së. Me herët ka reaguar Prokuroria e rrethit Shkodër ku ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e bera e ndërsa ka treguar se prokurorja Gjeli ka vepruar në bazë të referimit të policisë vendore.

Sipas Ramës, Gjeli ka arkivuar një denoncim të Policisë së Shtetit për ndërtimin e “fshatit turistik” në Theth. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy