Zgjidhet misteri i “vrimës së zezë” të zbuluar në Google Maps

Zgjidhet misteri i “vrimës së zezë” të zbuluar në Google Maps

‘Ekspertët e internetit’ nuk kanë qenë në gjendje të vendosin se çfarë ishte një "vrimë e zezë " e zbuluar në Google Maps , pasi u publikua për herë të parë nga një përdorues i Reddit.

Vrima e zezë u shpërnda në Reddit javën e kaluar nga Kokoblocks i cili shkroi: "Çfarë dreqin është kjo? Nuk duket aspak si një ishull".

Përdoruesit vazhduan të diskutojnë nëse vrima e zezë ishte apo jo një ishull, disa shkruanin se është një portë për në një “botë tjetër”, disa shkruanin se është një bazë ushtarake.  

Shumë kërkuan në Google Maps për të gjetur vrimën e zezë, e cila përfundimisht doli të ishte një ishull koralor që i përkiste Republikës së Kirabiti, i njohur si ishulli Vostok.

Siç raportoi Live Science , Google shpesh mjegullon faqet ushtarake dhe vendndodhjet e tjera "sekret" për të shmangur zbulimin e informacionit rreth vendndodhjes së vendeve të tilla, gjë që mund të çojë në spekulime për një "vrimë të zezë".

"Mendimi im i parë ishte se është i censuruar," shkroi një përdorues i Reddit . “Nuk do të kishte kuptim që një formacion natyror të ishte i zi si ai në një atoll/ishull kaq të cekët dhe të vogël.” 

Një numër i përdoruesve të Reddit kuptuan se vrima e zezë ishte në të vërtetë ishulli Vostok - një ishull i pabanuar i supozuar rreth 2,280 kilometra (3,902 milje) në lindje të Sidneit, Australi.

“Mund të jetë një vullkan nëntokësor që është ajo që shkakton errësirën, duke supozuar se nuk është një vrimë. Me shumë gjasa shkëmb magmatik”, spekuloi një tjetër përdorues i Reddit, i cili doli të kishte pothuajse të drejtë.

Sipas National Geographic, Vostok është një nga pesë ishujt në Line jugore në Oqeanin Paqësor dhe rrallë vizitohen nga njerëzit.

Zinxhiri i ishujve është gjithashtu tepër i larmishëm, si në breg ashtu edhe në det.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy