Vakum dhe mungesë ekspertësh / Kushi: Hapet masteri i parë Ekzekutiv në Kriminologji

Vakum dhe mungesë ekspertësh / Kushi: Hapet masteri i parë Ekzekutiv në Kriminologji

Bashkëpunimi me OSBE-në dhe Universitetin e Tiranës ka bërë të mundur hapjen e një Masteri Ekzekutiv në Kriminologji, masteri i parë I këtij lloj në vendin tonë.

Ky program i ri studimi do të mirëpres në vitin e tij të parë 25 studentë, studimet e të cilëve do të përqëndrohen në : eksplorimin e marrëdhënieve mes krimit, drejtësisë dhe shoqërisë, në një kontekst krahasues, si edhe promovimin e drejtësisë restauruese për viktimat dhe përgjigjet me në qendër viktimat.

Projekti për “Për ngritjen e programit master në kriminologji” zbatohet nga Prezenca e OSBE-së me mbështetjen financiare të Misionit të SHBA-së në OSBE dhe të ambasadës britanike në Tiranë, si dhe me bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, me mbështetjen e Fakultetit të Shkencave Sociale, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme.

“Masteri ekzekutiv në kriminologji ka potencialin të sjellë një risi në vend në këtë fushë, duke u shkëputur nga përqasja klasike ndaj krimit, e cila bazohet te hetimi dhe ndëshkimi, e duke e kaluar vëmendjen dhe përpjekjet drejt një përqasjeje më gjithëpërfshirëse”, tha Kryetari i Prezencës, Vincenzo Del Monaco.

 Ministrja e Arsimit ka deklaruar se ky program studimi vjen si pasojë e një vakumi të krijuar në universitetet dhe mungesë të ekspertëe në kriminologji.

“Shqipëria kishte një vakum në programet universitare lidhur me përgatitjen e ekspertëve në kriminologji dhe, falë mbështetjes së Prezencës së OSBE-së, u bë i mundur studimi i nevojave në këtë fushë dhe përgatitja për herë të parë e këtij masteri ekzekutiv. Kam shpresën se ky master i ri do të jetë një vlerë e shtuar në kualifikimin e burimeve njerëzore dhe krijimin e politikave penale akoma më efikase” është shprehur ministrja Kushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy