SHBA mështet Kosovën për ndaljen e trenit, Nikoliç sulmon ambasadorin e amerikan në Serbi

SHBA mështet Kosovën për ndaljen e trenit, Nikoliç sulmon ambasadorin e amerikan në Serbi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i dha sot mbështetje autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb që të hyjë në territorin e Kosovës. Përmes një deklarate, Ambasada amerikane thotë se Kosova ka të drejtë t’i kontrollojë kufijtë e vet.

“Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit”, thuhet në deklaratë.

Por Ambasada u ka bërë thirrje palëve që t’i shmangin konfrontimet dhe të angazhohen në dialog.

Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Kyle Scott, me të cilin ka folur rreth situatës së tensionuar që u krijua për shkak të trenit që u bllokua në veri të Kosovës.

Sipas mediave serbe, gjatë bisedës së tyre në pallatin presidencial, kreu i shtetit serb i ka komunikuar përfaqësuesit diplomatik të Uashingtonit se mbështetja pa kushte që Shtëpia e Bardhë ka treguar në drejtim të Prishtinës zyrtare përbën “një dëm të madh për qeverinë e Beogradit”

Megjithatë, Presidenti i Serbisë theksoi se shpreson që me administratën e ardhshme amerikane që do të kryesohet nga Donald Trump, do të ketë ndryshime drastike të situatës.

Ai lëshoi ndër të tjera akuza të ashpra për Kosovën, duke u shprehur se pala kosovare e priti me armatime një tren i cili nuk kishte për qëllim të provokonte askënd.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy