Nisin zgjedhjet europiane, holandezët dhe britanikët votojnë sot

Nisin zgjedhjet europiane, holandezët dhe britanikët votojnë sot

Qytetarët në Britani dhe Holandë u drejtohen sot kutive të votimit, duke hapur procesin e zgjedhjeve europiane, të cilat mbyllen të dielën. 427 milionë qytetarë europianë me të drejtë vote do të zgjedhin votojnë në këto zgjedhje.

Zgjedhjet për parlamentin e ri europian, i vetmi institucion i BE-së që zgjidhet direkt nga qytetarët, nisin me Holandën dhe Britaninë, pasi pjesëmarrja e Londrës në zgjedhjet e BE-së, siç deklaroi zv.kryeministri Lidington, është tashmë e pashmangshme.

Votimi do të vijojë më 25 maj në Republikën Çeke, Letoni,  Maltë e Sllovaki, ndërsa vendet e tjera do të votojnë të dielën, më 25 maj.

Janë gjithsej 751 qendra votimi, të cilat do të hapen në 28 vendet e Bashkimit Europian. Sipas sondazheve, rezultatet e të cilave u bënë publike në prill, si e majta, edhe e djathta do ta kenë të vështirë të sigurojnë maxhorancën absolute.

Faza që do të pasojë votimin do të jenë negociatat postelektorale për të formuar një ekuilibër të ri parlamentar në Strasburg.

Asambleja e re do të formohet më 2 korrik dhe në seancën e parë, eurodeputetët do të zgjedhin presidentin e Parlamentit dhe 14 zv.presidentët e tij, si edhe do të vendosin përbërjen e komisioneve. Ndërkohë, më pas në periudhën korrik-tetor pritet zgjedhja e pasardhësit të Jean Claude Juncker-it në postin e presidentit të Komisionit Europian.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy