Banorët e Tragjasit kundër projektit të furnizimit me ujë/ Ramohitaj: Nuk na kanë njoftuar, duam tavolinë bisedimesh me ekspertë (VIDEO)

Banorët e Tragjasit kundër projektit të furnizimit me ujë/ Ramohitaj: Nuk na kanë njoftuar, duam tavolinë bisedimesh me ekspertë (VIDEO)

Prej shtatë muajsh, banorët e Tragjasit po protestojnë kundër projektit që synon furnizimin me ujë të pijshëm për fshatrat e Bashkisë së Himarës.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN TV, Mezin Ramohitaj, kryeplaku i fshatit, theksoi se kërkesat e tyre janë të qarta, spostimi i objektit dhe ulja në tavolinën e bisedimeve me ekspertë për këtë projekt.

Sipas tij, qeveria nuk ka bërë asnjë ofertë për zgjidhje dhe u ka imponuar këtë projekt pa u konsultuar me ta.

Sipas nesh, ky projekt nuk është diskutuar me banorët dhe nuk jemi vënë në dijeni për të. Kjo ka qenë arsyeja që kemi kërkuar anulimin e tij dhe kërkojmë bisedime në nivel ekspertësh, ku të marrim pjesë edhe ne, pasi kemi humbur besimin te qeveria. 
Kërkesa kryesore është spostimi i objektit dhe përfshirja e komunitetit në procesin e negociatave, pasi projekti dëmton shumë interesat e banorëve të Tragjasit në fusha të ndryshme.
Ne kemi pasur takime me zyrtarë lokalë dhe të lartë institucionalë, ku kemi kërkuar anulimin e projektit dhe përfshirjen tonë në tavolinën e bisedimeve. E pamundur është të pranojmë projektin në formën aktuale, pasi ai heq lulishten dhe e sposton objektin shumë afër lumit. 
Qeveria nuk ka bërë asnjë ofertë për zgjidhje dhe ka imponuar këtë projekt pa konsultuar banorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy