Përfshirja e Rusisë në fushatën e Trump, Mueller merr në pyetje Jeff Sessions

Përfshirja e Rusisë në fushatën e Trump, Mueller merr në pyetje Jeff Sessions

Kryeprokurori amerikan, Jeff Sessions, është marrë në pyetje mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu, zyrtari i parë i Kabinetit Trump, i cili hetohet për cështjen që prej muajsh është kthyer në një prej debateve më madhore në Uashington.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë e cila tha se Session është marrë në pyetje gjatë javës së shkuar dhe se ky proces ka zgjatur për disa orë me rradhë.

Skanimi i bërë ndaj 71-vjeçarit është pjesë e hetimeve që po udhëhiqen nga Prokurori Special, Robert Mueller, i cili mendohet se ka ende pikëpyetje të mëdha mbi shkarkimin e ish-shefit të FBI-së, James Jomey.

Në largimin e këtij të fundit nga detyra thuhet se ka patur një rol influencues nga Jeff Sessions. Në bazë të burimeve që kanë mediat amerikane, Kryeprokurori amerikan nuk ka hequr dorë nga ushtrimi i presionit kundrejt Byrosë Federale të Investigimit edhe pas largimit të Comey.

Së fundmi edhe Drejtuesi aktual i FBI-së, Christofer VVray, po konsideron dorëheqjen pikërisht për shkak të sugjerimeve të Jeff Sessions mbi riorganizimin e stafit. Raportohet se Kryeporokurori i ka kërkuar VVray që të shkarkojë nëndrejtorin e FBI-së, Andrew McCAbe dhe James Baker, i konsideruar si një prej juristëve më të mirë të Byrosë.

Të dy këta zyrtarë janë promovuar në zyrat kryesore organit hetimor gjatë lidershipit të Comey, por nuk dihet ende nëse dicka e tillë mund të ketë shtyrë Sessions të kërkojnë largimin e tyre nga detyra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy