Vrasja e tri grave/ Muçi: Të rishikohet kuadri ligjor dhe të reagojë shoqëria! Policia e shfokusuar, s’është në kontakt me komunitetin

Vrasja e tri grave/ Muçi: Të rishikohet kuadri ligjor dhe të reagojë shoqëria! Policia e shfokusuar, s’është në kontakt me komunitetin

Ish-prokurori Besnik Muçi foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, kur 40-vjeçari Dan Hutra, vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, brenda pak orësh. Sipas Muçit ka nevojë për të rishikuar kuadrin ligjor, ku mund të rriten masat e dënimit për dhunën në familje. Po ashtu ai tha se duhet parë kuadri ligjor parandalues, dhe nëse është nevoja të ketë zyra të veçanta prokurorie dhe gjykate vetëm për këto çështje. Ish-prokurori vë në dukje se policia është shfokusuar nga detyra e saj kryesore që është parandalimi i krimit dhe nuk është në kontakt me komunitetin.

Ai është dënuar me mesataren e burgimit që përcakton dispozita, nuk mund të themi që është dënim minimal apo i ulët. Këto janë krime pasioni, që do ishin kryer edhe pas 1 viti dhe 6 muajsh. Kjo duhet të na bëjë të analizojmë situatën, sa jemi të përgatitur për të përballuar ngjarje kaq të rënda kriminale. Sa situata ligjore, situata institucionale, sa ligjet tona i përgjigjen me efikasitet luftës kundër këtij fenomeni të rëndë kriminal. Sa institucionet ligjzbatuese, policia, prokuroria, gjykata, por edhe të tjera, qendra sociale, pushteti vendor, OJQ, arrijnë t’i përgjigjen këtij fenomeni kriminal. Fakti që ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin me frekuencë në Shqipëri tregojnë që s’jemi efektivë në luftën kundër kriminalitetit. Kanë pasur ndikim pozitiv ndryshimet e vitit 2013 ku u rritën masat e dënimit deri në burgim të përjetshëm, por ende s’e kanë frenuar tërësisht apo minimizuar këtë fenomen. Është e nevojshme të rishikohet kuadri ligjor, Kodi Penal, a ka nevojë për masa të tjera ligjor. Pavarësisht se masat janë të larta të dënimit, mund të ketë vend për përmirësim, duke rritur masat e dënimit për dhunën në familje. Duhet parë kuadri ligjor parandalues. Sa policia jonë është e aftë të kontrollojë situatën kriminale dhe të njohë situatën reale të krimeve në familje. Edhe urdhrat e mbrojtjes s’janë shumë efektive në zbatimin e tyre. Edhe shoqëria jonë si do reagojë. Duhen parë edhe reforma më të thella, të kemi një zyrë prokurorie apo gjykata vetëm për këto çështje. Duhet të reagojmë si shoqëri.

Të gjithë personat që kanë pasur kontakte me autorin, që kanë pasur probleme me këtë person, s’i janë drejtuar Policisë së Shtetit. Në momentin që ka kanë konstatuar ngjarjen pse s’i janë drejtuar Policisë. Pse këta qytetarë s’kanë pasur besim të njoftojnë policinë. Kjo ndodh sepse Policia bën gjithçka dhe të fundit fare lë atë që ka detyrë kryesore parandalimi i krimit. E kemi shfokusuar policinë, më duket sikur s’është në kontakt me komunitetin.

Ne sot i kemi prokuroritë dhe gjykatat me gjysmë funksioni. Një prokuror ka 700-800 çështje në vit. Një gjyqtar bën 15-20 seanca gjyqësore në vit, si mund të kërkosh cilësi?! Prandaj ka eskaluar situata kriminale. Duhet hetim efektiv, gjykim efektiv, dhe dënim të shpejtë. Këtu një dënim zgjat 5 vjet, 6 vjet, 7 vjet. Është në paralizë sistemi gjyqësor në Shqipëri. Mbyllja e gjykatave do sjellë vështirësi të panumërta. Do kenë pamundësi objektive që gjyqtarët të ndjekin krimet ordinere. Një person me kaq precedentë kriminalë, nuk mund të kalojë kaq në heshtje lirimi i këtij personi! Policia duhet të ketë një plan të paracaktuar. Fakti që u kryen 3 ngjarje të rënda për pak orë dhe nuk u neutralizua, tregojnë që s’ka qenë efiçente nga policia. Te ky person duket se sa cilësore është puna e institucioneve të paraburgimit. Shpesh janë shumë shabllone. Institucioni i paraburgimit apo shërbimi i provës çfarë raporti ka bërë për këtë person?! Megjithatë krimet e pasionit janë të vështira për t’u parandaluar”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy