Zagani: Në Shqipëri edhe policia trafikon marijuanë, Tahiri është vetëm një hallkë e zinxhirit (VIDEO)

Zagani: Në Shqipëri edhe policia trafikon marijuanë, Tahiri është vetëm një hallkë e zinxhirit (VIDEO)

Ish-kreu i Policisë së Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili tashmë ndodhet për azil politik në Zvicër, në një intervistë për median siçiliane të Katanais “Meridionews” bëri një parashikim lidhur me çështjen ‘Tahiri’. Ai theksoi se parlamenti do të votojë kundër heqjes së imunitetit për deputetin Tahiri. Sipas Zaganit, ky trafik kishte mbrojtje në nivel të lartë, pasi shpesh paratë e krimit financonin fushatat elektorale. “Parlamenti shqiptar do të votoj kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet. Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare.”, pohoi Zagani.

NGA: Meridionews
Pas publikimit të përgjimeve të Meridio News ndërmjet kushërinjve të ish-ministrit Saimir Tahiri të akuzuar për trafik droge ndërhyn nga Zvicra Dritan Zagani, polici që ishte i pari që denoncoi lidhjen: “Nuk jam i lumtur për atë çfarë po ndodh. Mafia është shumë e fortë”.

Shqipëria mbetet kanali i preferuar për furnizimin me marihuanë në Sicili. Gjatë viteve kanë ndryshuar mënyrat e përdorura nga trafikantët?
Deri në vitin 2014 kisha shumë informata për udhëtimet e kamionëve, por edhe nga deti me anijet e peshkimit. Unë gjithashtu kisha informacione për udhëtime në Kalabri. Gjatë asaj kohe u transferova dhe shërbimet sekrete më kanë informuar se droga është trafikuar edje me aeroplanë të vegjël. Ato paraqisnin një rrezik të madh për të mbajtur 200-300 kilogram marihuanë gjatë çdo udhëtimi. Kjo mund të ndodhë vetëm me mbulime të nivelit të lartë. Unë gjithmonë kam denoncuar korrupsionin. Por problemi i vërtetë është kur ata i përkasin agjencive të zbatimit të ligjit që gjithashtu kanë interesa në trafikun e drogës. Edhe politikanët kanë përdorur gjithashtu paratë e krimit, madje kanë financuar fushatat elektorale. E gjithë bota e di se ata i kanë mbyllur sytë duke i hapur rrugë kultivimit dhe shitjes së marihuanës. Unë mund të them me siguri se do të luftoj deri në fund dhe do t’i çoj këta persona përpara gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.

I pyetur nëse Parlamenti shqiptar do i hape rruge arrestimit te Tahirit, Zagani shprehet: Ai nuk do të votojë pro sepse Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri më të gjatë që nuk mund të bjerë. Sepse me të do të bjerë qeveria shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy