
Edhe për ditën e sotme në Shqipëri përsëri do të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme, por në mesditë në ekstremin verior të vendit do të ketë zhvillim vranësirash.
Këto në zonën e alpeve do të pasohen nga shi i përkohshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut 1-8m/s, dhe në mesditë në bregdet deri 12m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohet të pësojnë rritje nga 12 deri në 33° Celcius.



