Sulm kibernetik në Ukrainë, shënjestrohen faqet qeveritare

Sulm kibernetik në Ukrainë, shënjestrohen faqet qeveritare

Më shumë se një 40 uebfaqe të qeverisë ukrainase u hakuan të premten, në një sulm kibernetik që synonte ambasadat.

Ministria e Jashtme dhe e Arsimit ishin mes të goditurve, së bashku me ambasadat në MB, SHBA dhe Suedi.

Përpara se faqet të binin u shfaq një mesazh që paralajmëronte ukrainasit të "përgatiteshin për më të keqen".

Ishte e paqartë se kush ishte pas sulmit, por një zëdhënës tha se sulmet e mëparshme kibernetike kishin ardhur nga Rusia.

Rusia nuk ka komentuar ende. Megjithatë, qeveria e Ukrainës është vënë nën presion të madh nga fqinji i saj, pasi 100,000 ushtar rusë janë pozicionuar pranë kufijve të saj.

Në fillim të sulmit të së premtes, një mesazh në faqet e internetit të hakuara u postua në tre gjuhë, ukrainisht, rusisht dhe polonisht.

Kievi tha më vonë se asnjë të dhënë personale nuk ishte vjedhur, sipas vlerësimeve fillestare, dhe asnjë përmbajtje nuk ishte ndryshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy