Rama i përgjigjet Albin Kurtit: Unë nuk fala detin, jo më tokën!

Rama i përgjigjet Albin Kurtit: Unë nuk fala detin, jo më tokën!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-liderit të VetëVendosjes dhe ish-kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit pas kritikave që ky i fundit i bëri në lidhje me demarkacionin.

Ndërsa dje Rama i kërkoi kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj të ndryshonte mendim për demarkacionin me Malin e Zi, Kurti i kujton marrëveshjet që janë bërë mes dy qeverive vitin e kaluar por që ende nuk janë realizuar. Ai thotë se me këtë demarkacion Kosova humb 8200 hektarë dhe sipas Kurtit, kërkesa e Ramës është e padrejtë.

“Nga kryeministri ynë Edi Rama presim që të merret me realizimin e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë. Dhe, po ashtu presim që ai të kontribuojë në lartësimin e social-demokracisë e të bashkimit të kombit. Nuk kemi kohë për të humbur e as tokë për të falur”, shkruan Kurti në “Facebook”.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreyministrit Rama i cili shkruan: “I dashur Albin! Faktet s’janê opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy