Partizani është rikthyer tek fitorja pas tre barazimeve rradhazi duke mundur në “Elbasan Arena” skuadrën e Teutës me rezultatin e ngushte 1-0.
Autori i golit të fitores për 15-herë kampionët e vendit ishte sulmuesi Ekuban, që realizoi në minutën e 50-të të pjesës së dytë duke përfituar nga gabim i mbrojtjes durrsake.
Një tre pikësh mjaft i rëndësishëm ky për skuadrën e Sulejman Starovës që tashmë renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 23-pikë të grumbulluara, tre më pak se Skëndërbeu që është në vend të parë dhe një më pak se Kukësi që klasifikohet në vend të dytë.
Një fitore e rëndësishme për skuadrën që do të shkojë me moral ta lartë në sfidën e ardhshme që është në derbi kundër ekipit të Tiranës.
Ndërkohë në takimet e tjera Skëndërbeu fitoi përballë Laçit, Kukësi dhe Tirana u ndanë në barazim, ashtu si dhe Luftëtari dhe Korabi që barazuan 1-1. Ndërsa sfida e djeshme mes Flamurtarit dhe Vllaznisë u fitua nga miqtë me rezultatin 1-0.
Tabela e rezultateve të javës së 12-të
Kukësi-Tirana 0-0
Laçi-Skënderbeu 0-1
Luftëtari-Korabi 1-1
Partizani-Teuta 1-0
Flamurtari-Vllaznia 0-1
Klasifikimi
Skënderbeu 26
Kukësi 24
Partizani 23
Tirana 21
Vllaznia 15
Luftëtari 13
Laçi 10
Teuta 8
Flamurtari 7
Korabi 6



