BE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen bazë, pavarësisht vendimit në KiE  

BE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen bazë, pavarësisht vendimit në KiE  

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan vitin e kaluar. Në deklaratë vihet në dukje se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi ajo është organizatë tjetër e pavarur evropiane.

I pyetur nga REL nëse Serbia e shkeli këtë Marrëveshje kur votoi kundër raportit të raportueses për Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës këtë javë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes pa marrë parasysh veprimet në Këshillin e Evropës.

“Pa marrë parasysh këto veprime në Këshillin e Evropës, kur është fjala te dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja vazhdon të presë që të gjitha pjesët e Marrëveshjes nga viti 2023 për rrugën drejt normalizimit, të zbatohet me shpejtësi, në besim të mirë dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, ashtu siç ishin pajtuar palët me aneksin e zbatimit në Ohër”, tha Stano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy