
Ushtarët rusë kanë vijuar me bllokimin e njësive ukrainase në uzinën Azovstal në Mariupol. Këtë lajm e kanë berë me dije Forcat e Armatosura të Ukrainës në një përditësim të përditshëm.
Fabrika është pjesa e fundit e Mariupolit që nuk është nën kontrollin rus.
Në përditësimin e autoriteteve u bë me dije po ashtu se një depo municioni u shkatërrua nga ushtarët ukrainas, me rreth 70 persona të vrarë në sulm.
Ukraina tha se ka zmbrapsur gjashtë sulme të armikut në territorin e Donetsk dhe Luhansk në 24 orët e fundit.



