Opozita bojkoton seancën: Të anulohet votimi për teatrin (VIDEO)

Opozita bojkoton seancën: Të anulohet votimi për teatrin (VIDEO)

Kuvendi mban sot seancën e radhës, ku do të diskutohet projektligji për magjistraturën.

Mësohet se deputetët e opozitës nuk do të marrin pjesë në seancë.

Megjithatë, të pranishëm në sallë janë dy krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, të cilët kanë kërkuar anulimin e votimit të ligjit për teatrin në seancën e kaluar, pasi sipas tyre procesi është falsifikuar. 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se në seancën e së enjtes është manipuluar votimi i deputetit Vangjel Tavo.

“Është standard shumë i ulët, që u verifikua më në fund në sallën e parlamentit, ku vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme që mundet. Për ne është e papranueshme dhe e patolerueshme që në këtë situatë ne të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe të jemi këtu dhe të ligjërojmë pikërisht për këtë gjë e cila ishte një emergjencë që duhet të verifikohej dhe nuk mund të hapej seanca. Pikërisht për këto arsye dhe kjo situatë e papranueshme bën që mos të vazhdojmë dot së bashku derisa kjo situatë të sqarohet dhe ky rivotim të kryhet”, tha Vasili.

Ndërsa kreu i grupit demokrat, Edmond Spaho, tha se opozita përveçse po privohet nga fjala e saj në Kuvend, po i merren edhe votat. “Një nga anëtarët e opozitës rezulton të ketë votuar pro shembjes. Nuk është çudi që në këtë vend të ndodhë diçka e tillë. Kërkesa jonë për të anuluar votimin është bërë para dy ditësh, pasi çështja është e rëndësishme. Ne si opozitë nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, pasi gjendje të tilla në Kuvendin e Shqipërisë po bëhen të zakonshme. Opozita po privohet nga e drejta e fjalës, por vullneti i saj po denatyrohet”, pohoi ai.

Ndërsa në emër të PS-së, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, tha se vota e Tavos është regjistruar gabimisht. “Nga ana e PS-së nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Sikurse për transparencë të opinionit publik, deputetit të pavarur në vendin që ai voton, i është dhënë një kartë. Kamerat e Kuvendit ta hetojnë. Nëse LSI ka detyrim për të bojkotuar, s’ka të bëjë me votimin. E drejta e Bitrit nuk mund t’i hiqet për të votuar. Çfarë dhe kush fshihet pas këtij skenari për të prishur votimin e ditës së enjte, këtë e kuptojnë të gjithë”, tha Balla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy