
Gazetari Andi Bushati thotë se ndotja vrasëse e Tiranës nuk po ndodh pa dijeninë e qeverisë dhe bashkisë. Sipas tij, më mirë se çdo gjë tjetër, këtë e tregojnë fotot e kryebashkiakut Veliaj, ku kullat hiqen dhe në plan të parë lihen pemët.
Po të shikosh fotot e Erion Velisë, ke një pemë dhe një kullë të fshirë nga mbrapa. Janë të ndërgjegjshëm që po bëjnë krim. Ai heq kullën dhe vë pemën. Nuk po e bëjnë krimin në mënyrë të pandërgjegjshme. Ndotja e ajrit në Tiranë nuk është vetëm çështje ndërtimi. Është edhe monopoli i tregut të karburanteve, ku nuk ke asnjë kompani të madhe ndërkombëtare. Është një treg lokal i kthyer në monopol. Një matje e kryer së fundmi nxori se benzeni është katërfish më i lartë se norma e lejuar europiane. Nuk po na vret ndërtimi. Ka një plan gjenocidial të vrasjes me armë të gjithëfarllojshme.



