
Antigona Hyska, portierja e talentuar e Kombëtares së femrave, disa herë e shpallur portierja më e mirë në Shqipëri, ishte e ftuara e veçantë në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”.
Ajo tregoi si nisi karriera e tij në një vend ku futbolli për meshkujt përkrahej më shumë se ai i femrave.
Gjithçka nisi si 15 vjeçare kur e doja futbollin dhe mësuesi im më shtyu drejt suksesit dhe me tha vazhdoje.
Ai dhe babai im ka qenë një shtysë për mua, që të vazhdojë me këtë karrierë. Futbolli i femrave nuk ishte aq popullor sa ai i femrave, dhe normalisht fillimet e mia ishin të vështira.
Kam shkuar në fillim te klubi i Apollonisë si sulmuese, si 15 vjeçare, dhe me pas kalova si portierë. Filimisht mami dhe vëllezërit kanë qenë komplet kundër, por tani janë mbështetja ime më e madhe.
Hyska e nisi me vështirësi këtë karriere, që nga udhëtimi çdo ditë fshat-qytet deri te stërvitja me djem, që të marrë më shumë nga puna me ta.
Ngaqë jetoj në fshat, udhëtoja çdo ditë fshat-qytet, nganjëherë vija me taxi, por e bëja edhe këmbë deri në Fier, ka qenë një sakrificë shumë e madhe për mua, derisa arrita të bëhesha dikush, sepse tani kam mbështetjen e klubit tim.
Në Fier kam qenë zëvendësuese dhe doja të jem portierë e para dhe dosja shumë nga vetja. Që të arrija këtë stërvitesha edhe gjatë ditës me djem, sepse kur stërvitesh me ta, ti merr një përgjegjësi më shumë dhe kështu arrita të merrja edhe formacionin.
Kemi disa detyrë në Kombëtare, me humbje dhe fitore.
Krahas portierës së parë në Kombëtaren e femrave, kam edhe disa detyrë tjera.
Poashtu jam trajnerë për femra U-14, jam pjesë e UEFA, pjesë e femrave në Shqipëri, poashtu kam marrë licencën UEFA B goalkeeper, dhe poashtu vazhdoj studimet për mësuese fizkulture.



