
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, që do të mblidhet këtë javë.
Profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu, në një analizë për “MCN live”, shpreh mendimin se kjo nuk është asgjë pos presion i shteteve të fuqishme të BE ndaj Kosovës.
Është një moment presioni në të cilën shtetet e fuqishme të BE, siç janë Franca dhe Gjermania e bëjnë ndaj Kosovës, për të proceduar me obligimet që ka nga plani franko-gjerman.
Ndërkohë që qeveria e Kosovës, po qëndron e palëkundur me hapat që ndërmerr Serbia në realizimin e këtij plani e që është hapja e përfaqësimeve të përhershme diplomatike të Kosovës në Serbi e të Serbisë në Kosovë, që nënkupton njohje në heshtje të pavarësisë së Kosovë nga ana e Serbisë. Sepse, nuk do të kishte kuptim të bëhej asociacioni që nënkupton një autonomi për serbët në Kosovë dhe Kosova të konsiderohej pjesë e Serbisë sepse kjo i binte të jetë autonomi brenda autonomisë.
Kjo do ta shkartonte shtetin e Kosovës, para se të valonte flamuri i Kosovë në Beograd, çfarëdo autonomie e serbëve në Kosovë do ta shkatërronte shtetin e Kosovës.
Përsa më lart, prof.Spahiu, vlerëson se presioni vjen faktin se ata nen trusni miratuan vendimin për Kosovën nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës dhe po nën trusni, do kushtëzojnë palët të zbatojnë marrëveshjen.
Parlamenti i Evropës e ka marrë vendimin në një aspekt më të gjerë ku është problematike të mblidhen votat, si mjet presioni ndaj Serbisë, që ka marrë miratimin e këtij institucioni në Këshill të Evropës.
Mirëpo hapi tjetër Këshilli i Ministrave tash e bën presonin ndaj Kosovës, ky është truk që ndërmjetësuesit evropian e përdorin që ti detyrojnë palët të zbatojnë marrëveshjen të cilën ata e kanë arritur nën trusninë e tyre,.
Ata siç kanë bërë trusni për të miratuara atë zhvillojnë dhe trusni për ta realizuar këtë marrëveshje,
Tani qëndron me palët se si do të reagojnë ndaj këtyre kërcënimeve dhe ndaj këtyre kushtëzimeve të cilat ua bëjnë faktorit ndërmjetësues që në këtë rast është BE, në këtë rast është Franca dhe Gjermania.



