
Një ekip hakerash rus i njohur si “Cold River” shënjestroi tre laboratorë kërkimor bërthamor në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar, sipas të dhënave të internetit të shqyrtuara nga “Reuters” dhe 5 ekspertë të sigurisë kibernetike.
Midis gushtit dhe shtatorit, ndërsa Presidenti Vladimir Putin tregoi se Rusia do të ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur territorin e saj, “Cold River” shënjestroi Laboratorët Kombëtarë Brookhaven (BNL), Argonne (ANL) dhe Lawrence Livermore (LLNL), sipas të dhënave.
Hakerat krijonin faqe të rreme hyrjeje për çdo institucion dhe u dërgonin email shkencëtarëve bërthamorë në një përpjekje për t'i bërë ata të zbulonin fjalëkalimet e tyre.
“Cold River” ka përshkallëzuar fushatën e saj hakeruese kundër aleatëve të Kievit që nga pushtimi i Ukrainës, sipas studiuesve të sigurisë kibernetike dhe zyrtarëve të qeverive perëndimore.



