Një aksident i rëndë kandodhur sot në drekë në aksin Laç-Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Milotit, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për pasojë, dy persona janë plagosur rëndë. Sipas burimeve, të plagosurit janë një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.



