Shehaj: Përjashtimi im me Gardën në Kuvend u urdhërua nga Taulant Balla, më penguan të hyja se vinte Rama

Shehaj: Përjashtimi im me Gardën në Kuvend u urdhërua nga Taulant Balla, më penguan të hyja se vinte Rama

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi se përjashtimi i tij nga Kuvendi me ndërhyrjen e Gardës ishte një veprim i urdhëruar nga Taulant Balla, ndërsa e lidhi këtë, sipas tij, me praninë e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare. 

 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shehaj tha se sulmet ndaj tij janë intensifikuar për shkak të mbështetjes në rritje që, sipas tij, po merr kërkesa për ndryshim politik në vend.

 

Shehaj u shpreh se fushata e akuzave ndaj tij është pjesë e një përpjekjeje për ta goditur politikisht, duke pretenduar se mazhoranca po përdor Taulant Ballën për këtë qëllim. 

 

Ka kohë që kanë filluar të më sulmojnë. Kjo është një gjë që pritet, nuk është çudi, vijnë si pasojë e faktit që njerëzit po protestojnë si kurrë më parë, duan ndryshim radikal, jo vetëm largimin e Ramës, por ndryshim total të mënyrës si është qeverisur Shqipëria. Përdorin Ballën, sepse atë kanë. Gjithë ky mund për të më bërë pis, për të hedhur baltë po ju shkon dëm. Të të akuzojë Taulant Balla, për pronat që kam, që e di gjithë Shqipëria si i kam bërë, është të vësh duart në kokë dhe e pabesueshme për këdo.

 

Duke komentuar ngjarjen e ndodhur në Kuvend, Shehaj tha se kishte të drejtë të merrte pjesë në seancë pasi, sipas tij, afati i përjashtimit kishte përfunduar. Ai pretendoi se ndalimi i hyrjes në Parlament ishte i motivuar politikisht dhe kishte për qëllim shmangien e një përballjeje me kryeministrin. 

 

Për atë që ndodhi sot, do të hyja në Parlament, sepse në datën 22 u përjashtova 30 ditë. Afati skadonte para dy ditësh. Por ngaqë sot do të vinte në Parlament Edi Rama, dhe duhet të siguronte kushte të mos ndodhte ajo që ndodhi para një muaji, ku i thashë Ramës që nuk është gjë tjetër veçse autokrat banal që ka vjedhur qytetarët më të varfër në Evropë. Atëherë Taulanti krijoi kushtet, që unë të mos isha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy