Zepishta: Fiskalizimi ndikim në uljen e informalitetit, por mungon analiza nëse e ka justifikuar veten

Zepishta: Fiskalizimi ndikim në uljen e informalitetit, por mungon analiza nëse e ka justifikuar veten

Eksperti kontabël Igli Zepishta, pesë vite nga nisja e procesin e fiskalizimit thotë se është i pamohueshëm fakti që ka ulur pjesën e informalitetit.

Nga studio e MCN Economy ai deklaroi se nuk ekzistojnë të dhëna të sakta mbi të cilën mund të bësh një analizë se sa ky proces i cili fillesat i ka që në 2021, ka funksionuar plotësisht.

Drupal Ad

Të themi që ka funksionuar implementimi i këtij sistemi dhe se sa ka funksionuar duhen analiza më të thella.

Nga rezultatet e administratës tatimore, mund të themi që një pjesë e mirë nuk duhet t’ia mohojmë procesit të fiskalizimit, se fiskalizimi nuk është thjesht eliminimi i informalitetit, por eliminimi i shumë abuzimeve me skemën e TVSH.

Nuk e mohojmë dot pjesën e fiskalizimit në uljen sado pak të pjesës së informalitetit, por se sa efekt ka pasur në realizimin e të ardhurave duhet analizë më e thellë.

Po ashtu duheshin ndërthurur me masa të tjera ligjore për uljen e informalitetit dhe jo vetëm fiskalizimi. Hapi i parë është dogana dhe më tej mënyra se si operohet me lëshimin e kuponit tatimor.

Ose nuk janë në gjendje të bëjnë një analizë të tillë për ecurinë e fiskalizimit dhe a është ngritur një grup ekspertësh dhe t’i lihet detyrë që të bëjnë një analizë për ecurinë e fiskalizimit nga fillimi deri këtu?

Fiskalizimi ka kostot e veta për qeverinë shqiptare, ndaj duhet kuptuar a e ka justifikuar gjithë këtë kosto. Këtë nuk dimë ta themi, pasi duhet një analizë shumë e thellë.

Mund të ketë fshehje pasi nuk duan të pasqyrojnë të dhënat për sektorë të caktuar të ekonomisë.

Qeveria duhet ta marrë këtë hap dhe të thotë se ku jemi me arritjet e fiskalizimit nëse e ka justifikuar vetveten.

Në vija të përgjithshme, duke e lënë mënjanë pjesën e analizës dhe realizimit të të ardhurave në funksion të informalitetit, fiskalizimi me lëshimin e faturave, mundëson që vetë bizneset duhet të bëjnë një analizë të hollësishme, pasi një pjesë të mirë të punës e nxjerrin nga vetë sistemi i fiskalizimit.

Për të mirat dhe të këqijat duhet një analizë e detajuar.

Sa i takon numrit të faturave të fiskalizuara në periudhën janar-tetor 2024 ku rezultojnë mbi 518 milionë fatura, deklaron se ekziston si numër por nuk dihet efekti në realizimin e të ardhurave.

Sipas tij, kostot e biznesit nuk kanë ndryshuar në raport me atë që ka qenë më përpara, pasi aktualisht ka shumë kompani dhe ka konkurrencë në treg.

Kostot nuk është se janë rritur në mënyrë domethënëse që të jenë të papërballueshme për biznesin.

Nëse një biznes ka pasur një kosto 7-8 mijë lekë mirëmbajtje e pajisjes, sot me programin apo kasën kostoja e mirëmbajtjes është 4-5 mijë lekë.

Biznesi më tepër ka përfituar, megjithëse ishte vështirësi implementimi i fiskalizimit në hapat e parë.

Por e ka lehtësuar në ardhjen në ndihmë dhe në bërjen e një analize bizneseve.

Pjesa e evazionit ndikoi njëlloj, nëse dikush nuk do të formalizojë biznesin e tij, do e gjejë mënyrën.

Por ulja e informalitetit nuk është vetëm nga fiskalizimi, është korrupsioni dhe shumë faktorë të tjerë.

Kur u propozua fillimisht fiskalizimi dhe hyri në fuqi, u shty dy herë.

Ne propozuam që të shtrihet në dy faza, jo njëherësh, pasi do të kishte vështirësi kontrolli dhe analize edhe për administratën tatimore në mbledhjen e të dhënave.

Fillimisht duhej aplikuar në bizneset e mëdha dhe më pas duke parë ecurinë, duhej shtrirë edhe në bizneset e vogla.

Ajo do të ishte mënyra më e mirë për ta implementuar, kontrolluar dhe parë ecurinë për vazhdimësinë.

Padyshim që bizneset e vogla e kanë pak më të vështirë, edhe pse tani janë familjarizuar me këtë proces, se unë mendoj që pjesa e informalitetit është ende në nivele të larta.

Unë mendoj se është e pamundur që një administratë tatimore të monitorojë gjithë informalitetin.

Sot një biznes i regjistruar nuk mund të funksionojë pa u fiskalizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy