Donald Lu: Solidaritet me FA në këtë situatë

Donald Lu: Solidaritet me FA në këtë situatë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetje dhe solidaritet kundrejt forcave të armatosura në këto të ditë të vështira. Ambasadori i SHBA, Donald Lu i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, vizitoi sot sallën operative në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura, ku u njoh me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend. Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të FA dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit. Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash. Aktualisht FA kanë të angazhuar në terren 450 efektivë për evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen në argjinaturar e lumenjve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy