Këngëtarja Fjorela Xhaferraj rrëfen fillesat e saj në muzikë, nga pasioni për violinën, te “Gjeniu i vogël” dhe Kënga Magjike.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se këtë vit Këngën Magjike e kishte me shumë pikëpyetje deri kur një mëngjes u zgjua dhe vendosi do marrë pjesë.
Fjorela shprehet se fakti që këndon live nëpër lokale të ndryshme, të jep një lloj eksperience që arrin të menaxhosh dhe emocionet në skenë.
Patjetër fakti që kam mbaruar studimet për violinë të ndihmon, madje mendoj se skena më do. Në Kënga Magjike i vura qëllim vetes që performanca live do jetë më e mirë se në studio.
Unë merrem vetëm me muzikë, fokusi im është aty dhe që e vogël e kam vendosur që do merrem me muzikë.
Kjo botë është e mbushur me hiena dhe është një luftë për mbijetesë. Por besoj se pasioni dhe dashuria për muzikën është shumë e madhe.
Violinën e studioj çdo ditë, jam diplomuar në Akademinë e Arteve dhe vazhdoj me koncerte. E kam nisur që 6 vjeç.
Violina është diçka e imja dhe më ka rritur shumë në aspektin profesional.
Te Shtëpia e Kulturës së fëmijëve në Vlorë, më regjistruan prindërit dhe direkt kam regjistruar coverin e parë dhe pas koncerteve në Vlorë shkova te “Gjeniu i vogël” dhe aty nisi gjithë rrugëtimi im.
Kur prek nga afër botën e live, kupton se duhet t’i bësh të gjitha nga pak. Njerëzit shijojnë më shumë muzikën popullore dhe e kërkojnë.



