Presidenti Meta thotë se paditë në arbitrazh kundër shtetit shqiptar janë kthyer në shqetësim për ekonominë e vendit. Duke iu referuar rastit të Kurum, i cili kërkon 100 milionë euro nga shteti shqiptar, Meta tha se nuk ka marrë përgjigje nga pala që përfaqëson shtetin shqiptar në abritrazh.
“Nisur nga padia e një investitori i huaj që kërkon 100 mln euro nga Shqipëria në gjykatën e Arbitrazhit dua të them se kjo është kthyer në një shqetësim dhe rrezik për financat dhe ekonominë shqitpare”, tha Meta.
“Që në datën 13 korrik 2020, i kam kërkuar Avokaturës së Shtetit të më informojë për situatën që reflektohet me rritje të çështjeve, detyrimeve të shtetit shqiptar që shkojnë deri në 100 mln euro për vetëm një cështje në arbitrazh. I kam kërkuar llogari shtetit për çështjet ku Shqipëria është e paditur në arbitrazh, shërbimet e përfaqësimit dhe konsulencës, pagesat e kryera prej tyre, numrin e cështjeve të fitura dhe të humbura në arbitrazh dhe ekfektin financiar, pra detyrimi që duhet të paguajë shteti shqiptar, të dhëna mbi faktin se se deri më sot nuk ka referuar avokatura në organet përkatëse çështjet e humbura për dëmin që i është shkaktuar shtetit”, tha Meta.
Meta tha se një mosdhënia e informacioni përbën shkelje të Kushtetutës. Sipas kreut të shtetit, kjo bëhet për të fshehur informacionet për çështjet e humbura.
“Mosdhënia e informacioneve ka zgjatur për më shumë se 2 muaj e gjysmë. Në 14 shtator i dhashë mundësi të dytë Avokaturës së Shtetit për këtë informacion, edhe pse ishin në shkelje të Kushtetutës. Heshtje e plotë. Kjo nuk vjen nga papërgjegjshmëria, as nga paaftësia, por është përpjekje e hapur për të fshehur informacionet për çështjet e humbura. Ja ku përsëritet skenari edhe me Kurum”, tha Meta.



