Heqja e vizave për serbët në veri të Kosovës, Krasniqi: Nuk mjafton reagimi i Kurtit, duhet mesazh i fortë (VIDEO)

Heqja e vizave për serbët në veri të Kosovës, Krasniqi: Nuk mjafton reagimi i Kurtit, duhet mesazh i fortë (VIDEO)

Heqja e vizave për serbët në Veri të Kosovës ka nxitur një sërë reagimesh nga Prishtina zyrtare, ku shumë prej përfaqësuesve të politikës e kanë cilësuar vendimin si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës. Vetevendosja deklaroi se Këshilli i Bashkimit Europian e ka marrë një vendim të tillë pa u konsultuar me Kosovën, ndërsa opozita e cilëson këtë vendim një dështim të diplomacisë.

Analisti Agim Krasniqi thotë se ky vendim do t’i ndërlikojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ato me Bashkimin Europian.

Mendoj që kjo situatë do të çojë në një ndërlikim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe do të bëhet sfidë permanente për njohjen e Kosovës.

Njohja e pasaportave ka karakter politik. Ky karakter e krijon subjektin politik brenda Kosovës.

Sipas Krasniqit, deklarata e Albin Kurtit është e pamjaftueshme për një vendim të përmasave të tilla.

Është e  pamjaftueshme deklarata e Kurtit. Qeveria do të duhej të mbante një qëndrim të fortë lidhur me këtë çështje. Në deklarimet e saj duhej të çohej mesazh se këto pasaporta që lëshohen nga shteti serb, pavarësisht tyre, Kosova do të qëndrojë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vet.

Ministria e Punëve të Jashtme do të duhej të angazhohej në një fushatë diplomatike për të ndikuar pozitivisht në mënyrë që ky vendim që cenon integritetin do të krijojë sfida. Përderisa BE e pranon një pasaportë të tillë dhe Kosova jo, do të krijohen përplasje. Kjo do t’i ndërlikojë marrëdhëniet me Kosovës, BE-së dhe Serbisë. Ky është një vendim ndaj vetë Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy