“Biden po na çon në luftë botërore”/ Trump: Kriminel lufte, Rusia është në moment vendimtar

“Biden po na çon në luftë botërore”/ Trump: Kriminel lufte, Rusia është në moment vendimtar

Situata në Rusi me grupin Vagner dhe lufta e saj me Ukrainën janë kryeçështje e fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një tubimi në Pikens të Karolinës Jugore, ish-Presidenti Donald Trump ka hedhur akuza ndaj kundërshtarit të tij Joe Biden, se ky i fundit nuk është i besueshëm në vendimet që mund të marrë në të ardhmen dhe mund ta çojë botën në Luftën e Tretë Botërore. "Joe Biden po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore pasi ai nuk e ka idenë se çfarë dreqin po bën. Kur mendoni se çfarë po ndodh me Rusinë, Rusia tani është në një pikë ku bëjnë mirë të marrin vendimet e duhura, pasi jemi në rrugën e Luftës së tretë Botërore. Kemi në krye të vendit një njeri plotësisht jokompetitiv, pasi në një situatë të tillë ai thotë dy herë brenda javës se Rusia po humbet luftën në Irak". Në vijim të kësaj retorike, Trump e konsideroi Biden-in një kriminel lufte dhe më të korruptuarin në historinë e Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy