Pas plagosjes së pesë personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës, besimtarët e pranishëm në xhami, kanë arritur të kapin dhe neutralizojnë autorin e krimit, 44-vjeçarin Rudolf Nikollin. Në pamjet e siguara nga MCN Tv, shihet momenti i kapjes së autorit 44 vjeçarit Rudolf Nikolli nga vetë besimtarët që ndodheshin pranë xhamisë.
Nga pamjet ndër të tjera duket momenti kur dëshmitarët e godasin me shkelma si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve në xhami.



