‘Open Ballkan’, Gjeka: Nuk mund të kalojmë lehtë faktet e të shkuarës, Serbia përfituesja më e madhe

‘Open Ballkan’, Gjeka: Nuk mund të kalojmë lehtë faktet e të shkuarës, Serbia përfituesja më e madhe

Fatmir Gjeka, deputet i Malit të Zi në një lidhje skype në MCN TV ka komentuar mbi nismën e ‘Open Balkan” për të cilin tha se pavarësisht se mund të kenë qëllime të mira, aty janë bashkuar vetëm tri vende nga 6-të, nga të cilat sheh si përfituesin më të madhe Serbinë.

Sa i përket Malit të Zi, Gjeka tha se vendi i tij ka rezervat e veta për këtë projekt pasi sipas tij Mali i Zi është shumë më përpara se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përsa i përket integrimit, dhe se sipas tij ndoshta ‘Open Ballkan’ mund të jetë edhe një nismë në formë presioni për përshpejtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Nuk ka nis tani, para disa vitesh dhe ka arritur të rrumbullakojë vetëm 3 vedne nga 6, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. Mali i Zi për këtë projekt dhe unë s’mund ta paragjykoj por edhe të them që është i mirë kur janë vetëm 3 vende të Ballkanit lë shumë rezerva.

Mali i Zi është shumë më përpara se vendet e tjera përsa i përket integrimit dhe nëse puna ecën siç duhet Mali i Zi mund të jetë vend anëtar i BE nga vitet 2024 -2025. Por duke ditur në një farë mënyre mospajtimin e Kosovës dhe Serbisë dhe kapërcimi i situatës së tyre kjo të lë shumë  rezerva. Ndoshta kanë qëllim të mirë, por nuk mund të bëhen qëllimet e mira duke harruar masakrën dhe të shkuarën.

Unë do ta shikoj nga dy kënde, si qytetar i Malit të Zi interesi në ‘Open Ballkan’ janë shumë të vogla dhe interesi jonë është rruga në bashkimin evropian. Janë shumë pyetje dhe rezerva që mund ti kemi si vend. Në aspektin si shqiptar mund të them se më lë shumë për të dëshiruar deri në momentin kur shqiptarët e Kosovës nuk mund ta anashkalojnë masakrën e tyre që ka ndodhur me Serbinë.

Shqipëria dhe Maqedonia vetëm bëjnë fresk ndaj Serbisë, ose po e përdorin si presion për hapjen e bisedimeve evropiane, njëlloj presioni për hapjen e integrimit, por interesi i Shqipërisë dhe Maqedonisë me atë që ka Serbia është qesharake.  Këtu përfiton shumë vetëm Serbia dhe kjo është e kuptueshme kur ekonomia është më e madhe se ekonomia shqiptare dhe ajo e maqedonase e marrë së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy