
Dy të rinj italianë, 21 dhe 29 vjeç, janë vetëdorëzuar në polici për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Viktorian Picaku, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një shesh në Corato, Bari.
Domenico Manzi, 21 vjeç, dhe kushëriri i tij, Domenico Patruno, 29 vjeç, do të merren në pyetje, çka do të hedhë dritë mbi motivet e vrasjes së të riut shqiptar.
Ngjarja ndodhi në sheshin e Corato-s, në një moment kur zona ishte shumë e populluar. Dy vrasësit iu afruan viktimës me një motor dhe e qëlluan me armë zjarri.
Pavarësisht përpjekjeve të njerëzve që u ndodhën rastësisht në vendin e ngjarjes, për t’i shpëtuar jetën, Picaku vdiq pa shkuar ende në spital, për shkak të plumbave që e kishin prekur në kokë dhe mushkëri.
Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë një lidhje sentimetale.



