Detaje të reja nga ngjarja në Durrës/ 22-vjeçarja nga Venezuela ushtronte aktivitetin e prostitucionit

Detaje të reja nga ngjarja në Durrës/ 22-vjeçarja nga Venezuela ushtronte aktivitetin e prostitucionit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ditës së sotme në Durrës, ku një 39-vjeçar nga Shijaku hodhi nga kati i tretë i një hoteli një vajzë me shtetësi venezuelase.

Burime për MCN Tv bëjnë me dije se 22-vjeçarja nga Venezuela bashkë me një grup vajzash të tjera ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.

Mësohet se 39-vjeçari me të cilin është konfliktuar fizikisht ka qenë një klient i saj.

Vajzat e tjera të përfshira në këtë aktivitet tentuan të largohen bashkë me valixhet, por nuk ia dolën pasi u ndaluan nga policia.

Policia ende nuk e ka bërë të qartë nëse 39-vjeçari Ismet Zoto e ka shtyrë fizikisht vajzën, apo nëse ajo është vetëhedhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy